Mitsotakis: Pjesëmarrja e Chevron në kërkimin e naftës, konfirmon sovranitetin tonë në Jug të Kretës

Postuar në 14 Shtator, 2025 20:10

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në një postim në "Facebook", cituar nga mediat greke, se pjesëmarrja e kompanisë “Chevron”, së bashku me Helleniq Energy në një tender ndërkombëtar për katër blloqe kërkimi nafte në det në jug të Kretës dhe Peleoponezit, konfirmon të drejtat sovrane të vendit të tij.

Pjesëmarrja e Chevron – kompania e dytë më e madhe amerikane e naftës – krahas Helleniq Energy, jo vetëm që hap një kapitull të ri për shfrytëzimin e burimeve nënujore të Greqisë dhe fuqizon vetëmjaftueshmërinë energjetike të vendit, por është po ashtu një mesazh i fuqishëm pë njohjen e rëndësisë gjeopolitike dhe energjetike të Greqisë në Mesdheun Lindor, si dhe njohje de facto e të drejtave tona sovrane në jug të Kretës

citohet ai.

Qëndrimi në fjalë ka më tepër natyrë politike dhe declarative, gjithësesi me rëndësi, pasi synon të kujtojë se në të drejtat e kërkimit kompania amerikane ka konsideruar edhe problemet politike, duke njohur kështu Greqinë si fuqi me sovranitet në zonën përkatëse. Mesazhi i Mitsotakis i drejtohet në këtë rast Turqisë, një vend që nuk pranon ekulibrat aktualë detarë në Mesdhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.