Trump paralajmëron dialog tripalësh për çarmatimin bërthamor
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajëmruar një dialog të nivelit të lartë për kufizimin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën.
Po flasim për kufizimin e armëve bërthamore. Do përfshijmë edhe Kinën. Ne kemi më shumë, Rusia e dyta, Kina e treta. Kina është ende pas, por do na arrijë në pesë vjet. Do donim të denuklearizoheshim
citohet Trump.
Sipas tij kjo ka qenë një ndër temat e diskutimeve të tij me Presidentin rus, Putin në Alaska, takim të cilin e ka cilësuar sërish si shumë të suksesshëm.
Add new comment