"Tass" flet për spastrime të detyruara nga Perëndimi në qeverinë serbe të Macut

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” paralajmëron ndryshime në qeverinë serbe të drejtuar nga Duro Macut. Ajo citon burime serbe, sipas të cilave Macut do të largojë nga qeveria politikanë prorusë në kuadër të një ndryshimi në qeveri javën që vjen.
Agjencia citon se do të largohet Milos Anjiç, kreu i kabinietit dhe këshilltar për Sigurinë, Aleksandra Nikoliç, këshilltare e lartë për politikën e jashtme, Ana Jovançiç, zv.shefe e kabinetit dhe Biljana Bogiçeviç, këshilltare.
Sipas burimit serb, personat në fjalë shihen nga Perëndimi si pro-rusë dhe kanë punuar nën zv.kryeministrin Aleksandër Vulin dhe vijnë nga Ministria e Brendshme. Një arsye pse po synohet largimi I tyre, është fakti se kabineti i qeverisë ka tagrin të bllokojë vendimet e qeverisë, siç do të ishte p.sh vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.
Add new comment