Izraeli humbi legjitimitetin më 18 mars
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka përcjellë përmes një interviste për “Spiegel” disa mendime mbi atë që po ndodh aktualisht në Gaza dhe me politikën e vendit të tij. Sipas tij, Izraeli e ka arritur objektivin e vet kryesor që një vit më parë me vrasjen e kreut të Hamas-it dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit, Yahya Sinwar.
Në atë pikë, nëse jo më herët, ne duhet të kishim thënë: Mjafton! Kemi vrarë mjaftueshëm, shkatërruar mjaftueshëm, i kemi dobësuar ata mjaftueshëm
shprehet Olmert.
Sipas tij, në muajt e parë pas 7 tetorit, Katari kishte përcjellë një mesazh se Hamas ishte gati të shkëmbente 251 pengjet, por kjo ishte një qasje që as do të konsiderohej nisur nga klima në Izrael.
Olmert e cilëson 7 tetorin si dështim shtetëror në përgjegjësitë e veta më themelore, një akuzë që ka ushqyer shumë dyshime mbi kryeministrin aktual, Netanyahu. Teksa ka kujtuar këshillin e ish-presidenti amerikan Biden se “nuk duhet të lejojmë që të udhëhiqemi nga tërbimi”, Olmert pranon se Izraeli e ka humbur të gjithë legjitimitetin me shkeljen e armëpushimit të 18 marsit.
Add new comment