Ose me SHBA, ose me BE-në! Zgjedhja bie edhe mbi Irlandën, "shtetin e 51 të SHBA"

Postuar në 22 Maj, 2025 20:50

Në një opinion publikuar në “Politico”, Eoin Drea, kërkues në “Ëilfried Martens Centre for European Studies”, vë në dukje se Irlanda është një vend që po luan Kalin e Trojës së Donald Trump  në Bashkimin Europian. Sipas tij, ndonëse vëmendjen kryesore e merr Hungaria, apo Gjermania me lëvizjet e djathta, në qendër të politikës amerikane për dominim global ka rol kryesor Irlanda.

Sipas Drea, politika e administratës së tanishme amerikane mund të ketë shumë luhatje dhe të papritura, por kur vjen pun ate çështjet e Hi Tech dhe platformave, ajo është shumë e qartë dhe e qëndrueshme. Irlanda është seli e kompanive si Meta, Microsoft dhe në Dublin janë “Silicon Docks” prej nga ku ka fluturime direkt drejt rreth 20 destinacioneve në SHBA.

15% e forcës iralndeze të punës, 400 000 njerëz punojnë në një mënyrë aop tjetër për kompanitë amerikane, rreth 30% e të ardhurave nga taksat, vijnë nga taksa e korporatës kur në Gjermani dhe në Francë kjo shifër shkon 6%. Sipas Drea qëndrimet e tanishme irlandeze për të konsideruar me qetësi veprimet e Trump, reflektojnë një varësi të thellë që e ka bërë Irlandën promovuese të interesave amerikane përkundër atyre europiane.

Irlanda shkon kundër rregulloreve europiane për mbrojtjen e të dhënave duke vënë në diskutim legjislacionin europian, ndërkohë që autori vë në dukje se një vend I vogël si ky, me këtë prani korporatash mund të shërbejë si pikënisje e politikave agresive amerikane për teknologjinë.

Për ta zgjidhur këtë gjë, ai sugjeron krijimin e një trupe europiane mbikëqyrëse duke detyruar eliminimin e normativave nacionale. Drea e quan Irlandën shteti I 51 I SHBA dhe në këtë lidhje organike duhet projektuar forca e politikës europiane. Kompanitë amerikane nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë sesi të lëvizin shpejt. Për krahasim, Drea sjell rolin  e Bankës Qendore Europiane pas krizës së vitit 2008, krahasuar me bankat kombëtare.

Është koha që Irlanda të zgjedhë një krah. Dhe është koha që Brukseli ta detyrojë atë

mbyll komentin Drea.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.