Një shumicë që zgjedh drogën dhe korrupsionin si të ardhme për fëmijët e vet

Postuar në 06 Maj, 2025 13:39

Një nga drejtuesit e Partisë Socialiste, Blendi Gonxhja, shprehej në një intervistë se PS-ja më 11 maj synon 78 mandate dhe pse jo, 80 maksimalisht. 

Dje në një intervistë, kryeministri Rama thoshte se "media nuk ka asnjë ndikim në shoqërinë shqiptare dhe se nuk e njeh realitetin". 

Të dyja këto pohime na thonë se në biznesin e zgjedhjeve nuk vlen asnjë konsideratë morale dhe se në territor veprojnë të tjera llogari. Mund të jetë edhe kështu, por duhet thënë se nuk ka një mendje të shëndoshë të dijë të arsyetojë se pse një shqiptar i zakonshëm do votonte sërish PS-në. Mund të mos e bindë opozita, dakord. Por që të votosh me marzh të shtuar këtë qeveri nevojitet një shpjegim i ri. 

Kjo votë nuk i shpëton interpretimit se ajo po sponsorizon vjedhjen dhe ekonominë e drogës. Vota është legjitime sidoqoftë nëse hidhet lirshëm dhe çdo votë është e barabartë. Por nuk mund të pretendojë kush për verbëri në këtë vend. Ndoshta PS-ja di të bëjë më mirë biznes me këtë shoqëri, ndoshta kjo është gjella e preferuar. 

Do të jetë Historia që do ta dëshmojë por për aq sa vlen, fjalët e dikurshme të Kadaresë se Diktatura nuk ishte punë vetëm e Enver Hoxhës dhe grupit të tij, por e një pjese të popullit shqiptar, kumbojnë sot më të vërteta se kurrë. 

Vota për PS-në është votë për hipokrizinë, status quonë dhe vjedhjen. Mund të kuptohet ngurtësia e socialistëve lër të qëndruar te radha e tyre, por shtesa eventuale e votës provon thellësinë e krizës sonë. Dhe shpjegon ndarjen e pakthyeshme të shoqërisë që po shpërbëhet si institucion i përgjegjshëm për të ardhmen e vet. 

Kjo shumicë po voton që fëmijët tanë të merren me drogë, sikurse dje votonin që të ishin në radhët e partisë. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.