Dhjetë herë "Jo" për Albulena Haxhiun, Kurti merr kohë për të mbyllur pazarin për qeverinë
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish sot, për të dhjetën herë, që të zgjedhë për kryetare Albulena Haxhiun. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar pas seancës së Haxhiu nuk ka përtë kaluar as për 100-n herë, pasi sipas tij “Kuvendi i Kosovës nuk e meriton një figurë të tillë në krye”.
Me aq sa po kuptohet thelbi i krizës është banal: Albin Kurti nuk ka një shumicë parlamentare për të krijuar qeverinë e re dhe derisa sa ta negociojë atë shumicë ka gjetur emrin e Albulena Haxhiut si kalë beteje për të fituar kohë. Seancë pas seance, z. Kurti është i sigurtë se ajo nuk do të votohet duke marrë kohë për të mbyllur pazarin për qeverinë e re, të cilën nuk do të donte mesa duket ta kalonte në një votim parlamentar ku do të merrte një Jo.
Çështje mentaliteti mesa duket më shumë sesa politike, ndonëse kriza e tanishme në Kosovë është në përputhje edhe me interesin e Beogradit që ka një krizë reale.
s.zaimi
Add new comment