Mediat: Gati firmosja e marrëveshjes për mineralet e rralla mes SHBA dhe Ukrainës

Postuar në 30 Prill, 2025 14:40

“Bloomberg” raporton se Kievi zyrtar është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla me SHBA qysh nesër. Marrëveshja do të inkuadrohet në një plan më të gjerë investimesh në sektorin e energjisë dhe teknologjive përkatëse dhe do të ndërthuret me partneritetin strategjik mes të dyja vendeve.

Po kështu ndihma ushtarake ndaj Ukrainës do të pasojë në një moment të dytë, ndërkohë që media në fjalë njofton se marrëveshja do të firmohet në SHBA nga zv.kryeministrja Yulia Sviridenko.

Marrëveshja u kërkua nga SHBA si pjesë e negociatave për paqen dhe në kuadër të kthimit të ndihmës që SHBA I dha Ukrainës në fushatën ushtarake përballë Rusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.