53 urdhër-arresti të tjerë në Stamboll, opozita: Arrestimi i Imamoglu lidhet me kanalin mes dy deteve
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar edhe 53 urdhër arreste të tjera për zyrtarë të Bashkisë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për kryebashkiakun e arrestuar Ekrem Imamoglu. Lidhur me këto zhvillime, partia e këtij të fundit, ka deklaruar se ato kryhen për të neutralizuar kundërshtimet e bashkisë për projektin e kanalit që lidh Detin e Zi me atë Marmara.
Mediat citojnë kreun e degës së partisë në Stamoll. Ozgur Celik, të jetë shprehur se qeveria turke ka rishikuar projektin pas arrestimit të Imamoglu. Qeveria turke po ashtu ka hedhur poshtë akuzat duke përsëritur se kryebashkiaku është arrestuar për korrupsion.
Duhet kujtuar se protestat e para disa viteve në Stamboll morën shkas nga një projekt ndërtimi në sheshin “Taksim”.
Add new comment