Mediat: BE-ja drejt sanksioneve për zv.kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vulin

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” shkruan se Bashkimi Europian është duke përgtitur sanksionimin e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vulin. Agjencia citon burime serbe, sipas të cilave, vendimi është duke u përgatitur, pas fjalimit të Vulin në Parlamentin Europian, gjatë të cilit ai ka folur për marrëdhëniet me BE-në dhe Rusinë të vendit të tij.
Nuk dihet mirë se në çfarë konsistojnë këto sanksione, por në një intervistë për “Tass”, Vulin deklaroi se protestat e muajve të fundit në Serbi, nuk vijnë nga pakënaqësia, por nga sponsorizimi i shërbimeve perëndimore dhe se ato përfaqësojnë një projekt të Brukselit për të zëvendësuar Aleksander Vuçic. Vulin madje është shprehur se BE-ja sot nuk është më ajo tërësi vlerash të cilën Serbia e admironte dikur.
Dashuria e verbër, mungesa e arsyes, e çoi Serbinë të harronte se BE-ja mori pjesë në bombardimin e Serbisë dhe në Republikës Srpska dhe njohjen e Kosovës
është shprehur ai.
Add new comment