Rutte kërcënon Rusinë për të përkëdhelur Trump

Postuar në 26 Mars, 2025 17:57

Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Mark Rutte, ka zgjedhur të tundë një kambanë në veshët e Donald Trump, kur sot ka kërcënuar Rusinë se nëse sulmon Poloninë, NATO-ja do të përgjigjet në mënyrë shkatërrimtare. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin polak, Donald Tusk, Rutte, i njohur si pëshpëritësi i Donald Trump, për aftësinë e tij për të mikluar adoleshentin 81 vjeçar në krye të SHBA, ka deklaruar se:

Reagimi ynë do të jetë shkatërrues. Kjo duhet të jetë e qartë për Vladimir Vladimiroviç Putin dhe këdo tjetër që do të na sulmojë

Ai ka kujtuar se Polonia shpenzon 4.7% të PBB-së për mbrojtjen, më i larti në radhët e Aleancës. Rutte ka shtuar se Perëndimi duhet të mbajë parasysh se Rusia, si kërcënimi kryesor dhe më i errët për Europën, por kalon drejt një ekonomie të luftës.

Duhet kuptuar se mesazhet e Rutte kanë më shumë vlerë retorike. Nisur nga përgjimet e fundit të kabinetit të Trump, ku spikaste zv.presidenti JD Vance që shprehte hapur përçmimin për dobësinë e Europës, hollandezi duket se ka kthyer pak timonin duke trashur zërin në frekuencën e preferuar të Donald Trump që e sheh botën si legon personale dhe ku i pëlqen të ketë shokë njerëz që krekosen se kanë në dorë qametin. Mjerane nëse e sheh se ku përfundoi politika e mbrojtjes së Perëndimit kur dihet fare mirë se për momentin në aspektin strikt ushtarak Europa nuk ka asnjë vlerë reale.

Me siguri që Rutte këtu e provokon Donald Trumpin që e paraqet në mënyrë të tërthortë si shpëtimtar, diçka që e eksiton pa masë kreun e SHBA. Kjo me siguri që e bën botën më të rrezikshme se çdo krizë bërthamore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.