Netanyahu del i larë nga krimet, pritet në Athinë

Postuar në 26 Mars, 2025 17:23

Urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu, i përfolur disa javë më parë se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Hagës. Agjencia “Reuters” citon disa burime pranë qeverisë greke, që flasin për një agjendë të ngjeshur bisedimesh mes të dy kryeministrave dhe mes të tjerave përfshihet edhe diskutimi për lidhjen kabllore të energjisë përmes projektit të IPTO.

Është për t’u shënuar se dalja nga qarku i një njeriu si Netanyahu përfaqëson shenjën e shpërbërjes së rendit ndërkombëtar siç e njohim, se demokracia si e tillë është jetime dhe në kërcënim ekzistencial pa gardianët e vet. Shpejtësia me të cilën bota po i përshtatet botës së Donald Trump, ku mund të thuash çdo gjë dhe të veprosh sipas forcës, dëshmon se të ashtuquajturat institucione dhe vlera janë asgjë më shumë sesa proteza e radhës me hierakinë e më të fortit.

E konfirmon këtë në një adresë tjetër Erdogan, që nuk ka munguar të asgjësojë rivalin e vet sapo nuhati se asnjë reagim nuk do të kishte nga SHBA. Dhe mandej Europa.

Përgjimet e publikuara në revistën “The Atlantic” e çojnë edhe më tej këtë çështje: ekipi më i afërt i Presidentit Trump, në krye të një vendi që vijon të cilësohet demokraci, flasin se nuk ka asgjë aksidentale në këto që po ndodhin. Se në të vërtetë në pushtet janë njerëz që sillen në përputhje me interesat personalë dhe se për momentin atyre u mungojnë edhe politikat e vëreta.

Beniamin Netanahu hyn në Europë pikërisht për shkak të vakuumit demokratik që është krijuar dhe mikpritja e tij e vendos Europën në një pozitë edhe më të dobët nga sa e vendos atë lufta në Ukrainë që lidhet me forcën ushtarake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.