Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi, nuk mjaftojnë për paqen në Ukrainë

Postuar në 03 Mars, 2025 15:29

Incidenti i rëndë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë duket se ka dhënë efektin e vet negativ. Në dritën e një samiti europian për Ukrainën, prej nga ku doli një vendim për mbështetje të ushtrisë ukrainase, Kremlini po vlerëson se përpjekja e SHBA për paqen apo armpëushimin nuk mjafton.

Regjimi i Kievit dhe Zelenskiy nuk duan paqe. Ata duan që lufta të vazhdojë. Ndaj në këtë situatë, sigurisht që përpjekjet e SHBA dhe gatishmëria e Moskës qartazi nuk mjaftojnë

citohet zëddhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se përgatitjet për një raund të dytë bisedimesh janë duke u zhvilluar dhe së shpejti pritet një takim Putin-Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.