Vlerësime të reja për ushtarët koreanoveriorë në Rusi
Hyrja në skenarin ukrainas e ushtarëve koreano-veriorë ka dhënë efektet e para. Nëse në ditët e para të tyre u qarkulluan shumë informacione diversioniste dhe proapagandistike ushtarësh që nuk dinë se çfarë bëjnë, tashmë kriteri i analizës ka ndryshuar.
Ushtaratë e Kim Yong Un kanë zbuluar cilësitë e tyre dhe qëllimin. Analistë perëndimorë dhe ukrainas i cilësojnë ata si ushtarë fanatikë që ndjekin verbërisht urdhërat, një paradhënie kjo e faktit se aspekti edukativ në Phenian është i suksessëm. Megjithatë vihet në dukje se trupat e dislokuara në Rusi – rajonin Kursk – i përkasin një njësie elitë, Korpusit 111 dhe janë dëshmua si “shumë të motivuar, të mirëstërvitur” dhe “të disiplinuar dhe kompetentë”.
Vlerësimet shkojnë në të gjitha aspektet e luftës në Europë, përfshirë atë të dronëve dhe të betejave të mekanizuara. Duhet thënë se Rusia e Vladimir Putin e mbylli problemin e inkursionit ukrainas në Kursk pikërisht me këto trupa, që tashmë u kanë marrë ukrainasve gjysmën e territorit që kishin në Kursk në fillim të kundërsulmit, më 6 gusht 2024.
Por më e rëndësishmja është se trupat koreane po mësojnë të luftojnë në konfliktin modern duke evidentuar në betejë reale edhe natyrën e ushtrisë së tyre, stërvitjeve dhe përditësimit. Kjo në nivel operativ dhe taktik, pasi në përdorim masiv trupash në autonominë e komandës asgjë nuk mund të zbulohet me 11 mijë trupa që komandohen nga të tjerë.
Inkursioni aziatik në Europë e ndërlikon kështu vetiu peizashin e sigurisë në gadishullin Korean, tani që Pheniani ka dalë nga një izolim psikologjik shumë i gjatë për të hyrë në skenën ndërkombëtare në një mënyrë shumë të papritur. Dhe me mësime të reja për të ardhmen.

Add new comment