Mikhail Kavelashvili zgjidhet president i Gjeorgjisë

Ditën e shtunë, 14 dhjetor, Gjeorgjia i është drejtuar zgjedhjeve presidenciale ku kandidonte vetëm një emër: Mikhail Kavelashvili, ish-futbollist dhe ish-deputet i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane – Gjeorgjia Demokratike”. Që edhe është zgjedhur me 224 vota pro.
Për herë të parë presidenti do të zgjidhet nga një kolegj elektoral dhe jo nga një votë popullore, ndërkohë që opozita gjeorgjiane nuk ka njohur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit të këtij viti.
Kolegji përbëhet nga 300 anëtarë dhe në të bëjnë pjesë deputetë, përfaqësues të rajonave të Axharas dhe Abkazisë si dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Aktualisht në vend ka një seri protestash që lidhet me orientimin ose jo europian të vendit që ndodhet në një mënyrë apo në një tjetër nën kontrollin rus.
Lajm i përditësuar
Add new comment