Kremlini dakordësohet me Macron: Rendi ndërkombëtar duhet rindërtuar!

Postuar në 23 Shtator, 2024 16:38

Kremlini ka reaguar pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, që ka kujtuar se “Europa duhet të rimendojë lidhjet e saj me Rusinë në të ardhmen”. Ai e ka bërë këtë deklaratë në një fjalë të mabjtur në një konferencë paqeje në Paris. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmityr Peskov, që është shprehur se:

Rendi ndërkomëbtar po ndryshon dhe është e qartë se arkitektura e sigurisë së Europës po ndryshon…ndaj është e domosdoshme të ndërtohet një e re

Nga ana tjetër edhe presidenti Macron e ka cilësuar rendin aktual ndërkombëtar të paplotë meqenëse sipas tij “ai është konceptuar në fund të Luftës II Botërore”.

Ai nuk është bazuar mbi problemet që u shfaqën më vonë si ndryshimet e klimës dhe revolucioni teknologjik. Ndaj vendet e Euroës duhet të përqendrohen në ndërtimin e një rendi të ri botëror

citohet Macron.

Rusia ka kërkuar edhe më herët rishikimin e Arkitekturës së Sigurisë në Europë, por propozimet e saj janë parë përherë si strategji për të shpërbërë aleancën transatlantike dhe nxjerrë SHBA nga Europa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.