Mbikëqyrje trepalëshe në kufirin serbo-maqedonas

Postuar në 07 Tetor, 2022 14:56

Austria, Serbia dhe Hungaria kanë rënë dakord për të patrulluar së bashku kufijtë e Serbisë me Maqedoninë e Veriut. Duke folur pas një takimi tripalësh për këtë çështje, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka deklaruar se të trija vendet në praktikë po mbrojnë kufijtë e Bashkimit Europian.

Duke lëvizur linjën e mbrojtjes në jug ne mbrojmë interesin tonë të përbashkët dhe kjo është arsyeja pse ne biem dakord të bashkojmë forcat dhe të përforcojmë kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në termat e personelit dhe pajisjeve

ka thënë ai.

Sipas ministrit të Brendshëm austriak, trafiku i njerëzve dhe migracioni janë një çështje e respektit për të drejtat e njeriut dhe kjo është një ndër arsyet pse është hedhur ky hap që e vendos në Serbinë në pozitën e një partneri strategjik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.