Bashkitë e jugut, baza ka kontestime për kandidatët që ka caktuar PS-ja: Po vini emra humbës

Ndërsa përplasja mes deputetit të PS-së Vladimir Kosta dhe qendrës për bashkinë e Përmetit duket se është shuar, në bashki të tjera të jugut kandidatët e selisë rozë nuk janë pritur mirë. Në Tepelenë, emri i Tërmet Peçit, kryetar aktual, është kontestuar nga konkurrentët e tjerë dhe anëtarësia e asamblesë. Redi Rama, kryetar i komunës Qendër, Tepelenë, ua ka bërë të qartë të deleguarve Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj se me Peçin, PS po garonte me një kandidaturë humbëse. Edhe kandidati i bashkisë Memaliaj, Durim Roshi është kontestuar nga pjesëmarrësit në një takim, ku është kërkuar të konfirmohet Lulzim Meçi. a.k
Comments
Une jam i sigurte qe kedo te
<p>Une jam i sigurte qe kedo te kandidonin ne Memaliaj,prap keta do thonin vetem kryetari aktual Lulzim Meçi eshte fitues.</p>
Add new comment