Bashkitë e jugut, baza ka kontestime për kandidatët që ka caktuar PS-ja: Po vini emra humbës

Postuar në 13 Prill, 2015 04:50

Ndërsa përplasja mes deputetit të PS-së Vladimir Kosta dhe qendrës për bashkinë e Përmetit duket se është shuar, në bashki të tjera të jugut kandidatët e selisë rozë nuk janë pritur mirë. Në Tepelenë, emri i Tërmet Peçit, kryetar aktual, është kontestuar nga konkurrentët e tjerë dhe anëtarësia e asamblesë. Redi Rama, kryetar i komunës Qendër, Tepelenë, ua ka bërë të qartë të deleguarve Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj se me Peçin, PS po garonte me një kandidaturë humbëse. Edhe kandidati i bashkisë Memaliaj, Durim Roshi është kontestuar nga pjesëmarrësit në një takim, ku është kërkuar të konfirmohet Lulzim Meçi.   a.k

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Une jam i sigurte qe kedo te kandidonin ne Memaliaj,prap keta do thonin vetem kryetari aktual&nbsp; Lulzim Meçi eshte fitues.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.