Kremlini: Do t’i shkojmë deri në fund

Rusia do të vazhdojë operacionet e veta ushtarake në Ukrainë deri sa të përmbushë të gjitha objektivat e vet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asgjë nuk e ndryshon axhendën e Rusisë në arritjen e objektivave të vet mbi fqinjin historik.
I pyetur mbi mundësinë e referendumit në Donbas për bashkimin me Rusinë, Peskov ka përjashtuar mbajtjen e tyre së shpejti për shkak të sigurisë së popullsisë të cilën Kremlini ende nuk e ka të garantuar.
Në fakt Rusia nuk ka ende kontrollin e plotë mbi territoret lindore të Ukrainës, çka bllokon çdo nismë për mbajtjen e një referendumi që edhe të ketë vlerë.
Add new comment