Dendias: Duam prani ushtarake amerikane në veri të Greqisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka mbrojtur në Parlament Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Mbrojtjen e Përbashkët me ShBA duke sqaruar se Athina zyrtare kërkon prezencën e trupave amerikane.
Nuk po i bëjmë ShBA ndonjë favor. Ne jemi bujarë drejt interesave të vendit. Ne donim 5 vjet dhe nuk e fsheh që qeveria donte edhe 10. Ne duam praninë ushtarake…Ne donim dhe ende duam një prani amerikane në Thrakë, ne duam prani amerikane në Alexandroupoli
ka thënë ai.
Marrëveshja i jep Greqisë pozitën e një lojtari kryesor të interesve amerikane në rajon, sisomos përballë Turqisë.
Add new comment