Zgjedhjet/ Gjinushi, Milo dhe Artur Dojaka në një takim informal, dyshohet për një “pol të ri brenda së majtës”

Postuar në 17 Prill, 2015 11:02

“Balkanweb” komenton mbi një foto të bërë ditën e dotme ku janë së bashku kryetarët e tre parti të së majtës. Teksa partitë e mëdha po shpejtojnë të përmbyllin koalicionet për zgjedhjet e 21 Qershorit edhe tre aleatë së majtës, Paskal Milo, Skënder Gjinushi dhe Artur Dojaka janë parë sot së bashku, në hotel Tirana në kryeqytet. “Balkanweb” hedh dyshimet se ndoshta kemi të bëjmë me një “pol të ri brenda së majtës”. Nuk dihet nëse ka qenë një takim miqësor apo zyrtar, por e sigurt është që partitë e tyre janë renditur respektivisht në vendin e katërt, pestë dhe gjashtë për nga numri i votave të fituara, në 23 qershor. Bëhet fjalë për tri parti të papërfaqësuara në qeverisje, megjithëse ekziston një marrëveshje mes tyre dhe PS­së, e firmosur nga vetë Rama para zgjedhjeve të 2 viteve më parë. Së bashku ato morën mbi 30 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Milo dhe Gjinushi kanë tërhequr shpesh vëmendjen për shkeljen e marrëveshjes në fjalë, kurse Dojaka, është shfaqur më i rezervuar në publik. Milo është shprehur disa ditë më parë për një koalicion të ri në zgjedhjet lokale me parti të majta që janë ndjerë të papërfillura nga maxhoranca aktuale, pavarësisht se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 arritën të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash. Ndërsa Gjinushi ka paralajmëruar se do dalë i vetëm në këto zgjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.