Tatimorët dhe inspektorët e Njësisë së Lojërave të Fatit të lidhur me kompani bastesh. Merrnin sugjerime dhe porosi për kontrolle në bizneset rivale

Postuar në 18 Prill, 2015 12:01

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur lidhjet e inspektorëve të Tatimeve dhe Njësisë së Lojërave të Fatit të arrestuar të premten për shpërdorim detyre. Burime kjo prokurori kanë bërë me dije se se nëpunësit e këtyre dy drejtorive shfrytëzonin njohje me persona të veçantë, të cilët i njoftonin për kontrollet “e befasishme” në mënyrë që këta të fundit të merrnin masat për të mbyllur bizneset e tyre derisa të përfundonte kontrolli.

Po ashtu, nga hetimi rezulton  se të akuzuarit  merrnin edhe “sugjerime” nga personat e tretë lidhur me faktin nëse duhet të kryenin kontrolle në objekte të ndryshme tregtare dhe se si duhet të silleshin.

Prokuroria ka konstatuar raste të ndryshme, kur “sugjeruesit” i kërkonin inspektorëve tatimore që të “groposin x apo y biznes”, duke nënkuptuar se mund të ishin biznese rivale ose që nuk kishin pranuar “të respektonin” inspektorët.

Nga shkeljet e evidentuara te tatmorëve ishin kryerja e kontrolleve fiktive duke plotësuar procesverbalët pa ushtruar kontrolle. Po ashtu në disa raste ata kryenin kontrolle por pa evidentuar shkeljet, si mungesë dokumentacioni, mungesë personash të regjistruar si të punësuar, etj.

Edhe inspektorët e njësisë së lojërave të fatit bënin thuajse të njëjtën gjë, veç kontrolleve fictive dhe selective ata nuk bënin sekuestrimin e  makinerive të  lojërave fatit të paliçensuara ose, në disa raste, sekuestronin makineri të prishura, për të “justifikuar” kontrollin.

Në  operacionin e koduar" STOP", të zhvilluar nga policia e shtetit u arrestuan Metjon Bijo, specialist i hetimit tatimor ne drejtorinë e përgjithshme të tatimeve dhe Kreshnik Kasaj menaxher në një kompani bastesh. Ndërsa jane shoqeruar dhe ndaluar me masen e sigurisë “arrest ne burg” shtetasit: Jani Berukas, Tefik Mallkuci, Valentin Lokaj me pune te njesia e mbikqyrjes se lojrave te fatit, Petrit Ahmetaj inspektor i angjensise se mbrojties se konsumatorit tek bashkia Tirane, Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja tek Hetimi Tatimor i Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.