“Skema e opozitës, e njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare” shkruan “Shqip”

Postuar në 19 Prill, 2015 05:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ndjekë të njëjtën skemë që ndoqi me aleatët e tij të djathtë lidhur me përzgjedhjen e listës për kandidatët për kryetarë të bashkive. Në marrëveshjen e koalicionit që pritet të nënshkruhet këto ditë, sipas gazetës “Shqip”,  krerët e partive të vogla do të shprehen pro listave të njëjta për anëtarët e këshillave të ri bashkiakë që do të krijohen nga zgjedhjet e 21 qershorit. Në artikull evidentohet se aleatët shpresojnë që tashmë të kenë akses më shumë te këshilltarët e këshillave të këtyre bashkive, të cilët, sipas ndarjes së re, shtohen në çdo njësi. Ndërkaq, mësohet se i vetmi kriter i përfaqësimit të partive të djathta në këshillat bashkiakë do të jetë pikërisht vota që ato do të mund të mbledhin në 61 garat që do të zhvillohen më 21 qershor në të gjithë vendin.

Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/04/19/e-djathta-lista-te-perbashketa-per-keshillat-bashkiake-por-perfaqesimi-ne-baze-te-votave/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.