Gjykatësi i Kavajës nën akuzë për fshehje të pasurisë. Nuk ka deklaruar 41 transferta bankare, blerjen e një apartamenti dhe llogarinë e pagës

Postuar në 19 Prill, 2015 11:31

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu, i akuzuar për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Nga verifikimi i dokumentacionit lёshuar nga institucionet bankare, rezulton se subjekti deklarues, nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare pranё Bankën xxxxx, qё nga viti 2005 e nё vazhdim. Likuiditeti cash, nё fund tё vitit 2013 rezulton tё jetё nё vlerёn 3.130.000 lekё.

Po ashtu nga hetimet rezulton se Osman Aliu nё Deklaratat Periodike Vjetore 2009 – 2013 nuk ka deklaruar 41 transfertat e kryera nga një kompani financuare nё drejtim tё Italisё ne shumen totale 10 200 eur.

Gjithashtu  nё Deklaratat Perjodike Vjetore 2008 – 2013 nuk ka deklaruar shlyerjen e detyrimit  pёr blerjen e njё apartamenti, si dhe gjendjen e llogarisё sё tijё nga paga.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.