Radio “Evropa e Lirë” thotë se Kosova kërkohen donacione, ndërkohë që rreth 1.9 miliard euro të saj ndodhen në tregjet jashtë vendit

Në transmetimin e saj radio “Evropa e Lirë” thotë se Kosova vazhdimisht kërkon donacione dhe investime të huaja, kurse vetë institucionet e Kosovës kanë rreth 1.9 miliard euro, të cilat mbahen në tregjet financiare ndërkombëtare. Rreth 1. 2 miliard euro ka arritur Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Këto investime janë të shtrira në 61 shtete të botës, apo në afër 2000 emetues botërorë. Sipas “Evropa e Lirë” në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike, Jeton Demi, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë se vlera më e madhe e mjeteve janë të investuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe, Francë , Kosovë, Gjermani, Japoni dhe Kanada. Kurse, Fondi i mirëbesimit nga privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, sipas të dhënave të kësaj agjencie, ka arritur shumën prej rreth 700 milionë eurosh, të cilat deponohen në Bankën Qendrore të Republikës Kosovës, e prej aty investohen në tregjet e jashtme. Nga ky fond parashihet të kompensohen kredituesit potencialë të ndërmarrjeve shoqërore. Sidoqoftë, mos-futja e mjeteve të Trustit dhe të Fondit të Privatizimit në tregun kosovar, është kritikuar shumë herë nga ekspertë për çështje ekonomike, transmeton “Evropa e Lirë”.
Add new comment