Rama shpall qeverinë e re

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama prezantoi kabinetin me të cilin do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme. Në qeverinë "Rama 3" mbeten një pjesë e ministrave të kabinetit të mëparshëm, ndërsa shtohen edhe disa emra të rinj. Në kabinetin Rama 3 rikthehet Mirela Kumbaro. Ish-ministrja e Kulturës merr drejtimin e Ministrisë së Turizmit. Ministria e Drejtësisë i është besuar Ulsi Manjës, ndërsa ajo e Bujqësisë drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca. Dy prej katër emrave të ministrave të shtetit janë prurje të fushatave të fundit të Partisë Socialiste. Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi do të drejtojnë përkatësisht Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Në krye të Kuvendit do të jetë Lindita Nikolla, ndërsa detyrën e zv.kryeministrit, të cilën deri pak ditë më parë e mbante Erion Braçe, do ta marrë Arben Ahmetaj.
Zëvendëskryeministri - Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën - Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes - Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë - Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme - Bledi Çuçi
Ministri i Financave - Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën - Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë - Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit - Evis Kushi
Ministri i Kulturës - Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë - Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit - Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali - ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali - ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi - ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi - ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet
Add new comment