“Monitor” hap debatin për turizmin bregdetar, pse projektet e mëdha kanë mbetur pa u realizuar

Postuar në 25 Prill, 2015 03:01

Në një shkrim të botuar prej “Monitor” shkruhet se në memorien e shumëkujt janë ende projektet për resortet e mëdha luksoze turistike në zonën e Kavajës. Por sot kur punimet duhet të ishin në kulmin e tyre, fushat gjenden të shkreta para rrugëve të reja bosh, të bëra posaçërisht për zhvillimin e tyre. “Monitor” kujton se në gusht të vitit 2011, qeveria autorizoi ndjekjen me prioritet të ndërtimit të fshatrave turistike në Synej dhe Gosë të Kavajës bashkë me portin e jahteve, me vlerë të përbashkët investimi më shumë se 1 miliard euro. Por, siç mësohet nga burimet pranë projektit, korniza ligjore e paplotësuar kanë lënë ende sot e kësaj dite të paangazhuara investimet e kompanive në fshatrat turistike. Lançimi i projekteve me lejet përkatëse në prag të zgjedhjeve të 2013-s duket se kanë lënë në pritje trevjeçare investitorët, të cilët me ndryshimin e qeverisë duhet të përshtaten me rregullat e reja. “Monitor” shkruan gjithashtu se ekspertët në Ministrinë e Ekonomisë kanë pohuar se, ngërçi që është krijuar në investimet e mëdha në turizëm po përpiqet të zgjidhet me ligjin e ri. Me këtë ligj, dhënia e koncesioneve në turizëm lehtësohet ndjeshëm.

Comments

Submitted by Shiritat e peru... (not verified) on

Po, inaugurimet, perurimet u kryen,

shiritat u prene dhe u rregjistruan ne curriculumin e Shefave te Politikes,

nuk kemi nevoj t'i kryejme punet, aq me pak ato ne fushen e turizmit!

Berisha edhe per tridhjete metra linere rruge, kryente nje perurim,

por, mjerisht, ky Tjetri ben veç perurime te Ideve qe artikulon ne Media! Ky nuk nderton as ato 20 metrat,

qe Berisha se paku i bente! I bente rruget, pa anesoret, pa borduret, por i bente...!

Edi Rama ben vetem takim me shtypin, del ne TV dhe ben fjale per nje IDE. Psh per Shetitoren e Vlores.

Mbledh aty tere deputetet, therret tere televizionet, madje edhe fituesi (ende i pa shpallur i tenderit te Shetitores), edhe ai

eshte aty! Mban nje Fjale te Vecante, nga ato qe di te mbaj AY, Edi Rama, gershetuar aristokrati Konica me pjeset me te ulta

te paraardhesve te Edi Rames, te cilet ai i mohon me kuç e me maç: Nuk e ze ngoje Enver Hoxhen, por i mohon ne total tere

keta te 25 vjecarit te fundit, qe ia vonuan Ngjitjen! Ngjitjen e ka pasur fiksim, si duket, sa, teksa kujtohemi qe shaplli Rilindjen, e

Ngjitjen e Vete e identifikon me ngjitjen si Iluminim spiritual, te detyrueshem per tere te tjeret...

Madje, kete ngjitje do duhet ta marrin parasysh, jo vetem shqiptaret e Ballkanasit, por edhe vete Europianet!

Nderkaq, asnje reforme, asnje Shetitore, asnje projekt nuk eshte kryer: Por Fjalimet jane aty, arikvuar, me ze e figure e imazh.

Neser pasneser, kur te behen llogarite, Duartrokitesit e Paepur do flasin per tere Veprat e Rilindjes, dhe si fakte do marrin fjalimet

dhe Perurimet e kryera si imazh mediatik...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.