Shënim: “Shqipëria është në rrugën e Rilindjes”. E beson njeri vallë këtë?

Postuar në 01 Maj, 2015 06:11

Kryeministri nuk i komenton komentatorët, por me sa duket kur kritikat djegin ca, edhe përgjigja bëhet e detyruar. Edhe pse, në mënyrën më jopolitike, por duke iu dorëzuar vetëm demagogjisë dhe propagandës, kryeministri i vendit, i konsideron kritikat si baltë. Dhe ja se çfarë i propozon logjikës së shqiptarëve, integritetin e të cilëve e sheh dhe konsideron vetëm duke i prezumuar ata si dëgjues deklaratash, por jo edhe si pësues të qeverisjes së tij. “Kush ka shpresuar e menduar gabimisht se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë dhe mjaftonte që të ndryshonim qeveritë dhe flamurin e partisë që qeverisja e rilindjes do të ndodhte vetë, ka parë absolutisht një gjë që nuk ekziston. Ashtu sikurse kush përpiqet të thotë se ku i keni këto e ato, e përpiqet ta thotë që në ditën e parë, i merr shqiptarët për budallenj dhe duke shfrytëzuar problemet e hallet reale, dhe një dëshpërim që është real në shumë njerëz, të bëjë politikën e llojit më të ulët”, tha Rama sot në një përgjigje ndaj deputetit Ben Blushi. Mirëpo ky mund të jetë i vetmi vend, ndonëse në rrugën e rilindjes, që kritikat si akt publik, shihen si politikë e llojit më të ulët, ndërkohë që ato konstatojnë kryqëzimin ku ndodhet sot vendi. Vendi por jo programi i Rilindjes, që me sa duket merr jetë dhe realizohet në varësi të përkufizimeve që i jep njëri apo tjetri. Për dikë ai program po realizohet, për dikë tjetër ai ka qenë pallavër që në krye të herës, për dikë tjetër ka probleme. Në fund të gjithë këta i qeveris njeriu me mandat, i cili nuk është në ditën e parë të tij. Por në mes të tij. E nëse kryeministri e sheh në këtë prizëm të gjithë problematikën që i është vënë në tryezë nga një bashkëpunëtor i tij, pra duke refuzuar të përgjigjet, apo të konsiderojë objektivitetin e disa kritikave, atëherë vetë ai na ka dhënë një kriter origjinal për të lexuar deklaratën që bën vetë: “Shqipëria është në rrugën e ‘Rilindjes’. Po këtë kush e beson vallë?
s.zaimi

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tek-tuk nai budalla.

Submitted by Tr (not verified) on

Xhuxhumak, fatkeqsisht mua nuk me duket tek-tuk...mua me duken goxha...ke per te pare tani si do mbushen sheshet ne mitingje...

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Ka ne Shqiperi nje Rruge Rilindja ne Kamez

nje  tjeter ne Gerdec

dhe e treta  ajo e  Edvinit

pra ka rruge Rilindja  mos u shqetesoni..........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.