Dikur ishte Ferdinand Xhaferri, sot është PD e Vlorës që analizon cilësinë e rërës dhe detit për të kundërshtuar me argumente shkencore projektin e Lungomares (Video)

Ka mbetur emblematike thënia e ish-ministrit demokrat të Kulturës, Ferdinand Xhaferri kur shpalli kandidaturën për kryetar i bashkisë së Durrësit në vitin 2011. Në programin e tij për qytetin bregdetar ishte edhe rritja e cilësisë së diellit, një premtim elektoral ndryshe nga të tjerët por që gjithsesi nuk e ndihmoi PD-në e Durrësit të merrte bashkinë. Por duket se PD e ka në filozofinë e saj kujdesin për mjedisin ku rriten dhe jetojnë shqiptarët. Sërish në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, drejtuesit e Partisë Demokratike të Vlorës të shqetësuar për cilësinë mjedisit kanë marrë mostra të ujit të detit dhe rërës së hedhur përgjatë bregut ku do të ndërtohet shëtitorja e Lungomares për të denoncuar sipas tyre pasojat e rënda mjedisore që ka ky project për bashkinë e Vlorës. Mostrat e ujit dhe rërës janë dërguar për t’u analizuar në Tiranë, për të vërtetuar edhe me prova shkencore se politika e Partisë Socialiste po ndot mjedisin. Megjithë shqetësimin e PD-së për cilësinë e ujit dhe rërës, disa qytetarw vlonjatë e kanw shijuar detin e ditëve të para të majit.
l.m
Comments
Kjo eshte nje banalizim ne
<p>Kjo eshte nje banalizim ne fakt i nje problemi real. </p><p>Me ndertimin e lungomares ne Vlore, po "rikualifikohet" plazhi me rere te re po qe ne fakt qe me sy duket si dhe e jo si rere. Une po ju shkruaj tani nga Dhermiu dhe kalova ne dreke dhe realisht deti duket i ndotur, me ngjyre balte. Kete shqetesim nuk e ngriti fare PD-ja ne fillim, po shume shoqata ambjentaliste. </p><p>Se eshte Ferdinand Xhaferri palle, nuk do te thote se jane te tere. </p>
Add new comment