Prokuroria dërgon për gjykim deputetin e PD-së, Astrit Veliaj. Ndërtoi pa leje në pronat e Ministrisë së Brendshme

Postuar në 02 Maj, 2015 07:29

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj deputetit te PD Astrit Veliaj. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit. Sipas Prokurorisë, një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshme në pronën e saj të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore. Bashkia e Fierit, ka konfirmuar se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë. Prokuroria zbuloi më vonë se ndërtesa pa leje ka zënë edhe një hapësirë, e cila gjendej në inventarin e pronave të paluajtshme të Ministrisë së Brendshme

Comments

Submitted by Leonard (not verified) on

<p>Ti bëhet shtetëzimi i ndërtesës dhe burgë me punë të detyrushëme boll i kemi ushqyer</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.