Kompensimi i energjisë elektrike, afati deri në qershor

Pensionistët që përfitojnë kompensim të energjisë elektrike dhe nuk e kanë përfituar ende atë, kanë afat deri me 25 qershor për të aplikuar. Duke iu referuar udhëzimit të 3 ministrive për shtyrjen deri në qershor të afatit për përfitimin e kompensimit të energjisë, “GSH” shkruan se për dorëzimin e dokumenteve që nevojiten për përfitimin e këtij kompensimi ka afat deri në fund të muajit të ardhshëm. “Një tjetër risi për të gjithë pensionistët që plotësojnë dokumentacionin për të përfituar kompensimin është fakti se nuk iu duhet më që të sjellin vërtetimin e personave të punësuar ose jo në familje, pasi këtë procedurë do ta bëjë vetë Instituti i Sigurimeve me Shërbimin Kombëtar të Punës” shkruhet në artikull. Më tej, artikulli evidenton se ata që nuk kanë përfituar kompensimin deri më tani do të mund t’i tërheqin njëherësh paratë për periudhën janarmaj 2015.
http://www.balkanweb.com/site/kompensimi-i-dritave-afati-i-aplikimit-deri-ne-qershor/
n.k
Add new comment