Lumturi Lamaj, një nënë që ka respekt për kolegët e të birit oficer policie, por që për vrasjen e tij do shkojë “deri në Hagë”

Lotët e nënës nuk shterojnë kurrë, sado të kalojnë vitet. Në ceremoninë e përkujtimit të efektivëve policorë të rënë në përballje me krimin, dy vite pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj dhe një muaj pas shpalljes së pafajshëm të të dyshuarit kryesor Arben Frroku, nëna e komisarit të vrarë është ftuar në një ceremoni për dëshmorët e policisë. Duke e ditur se në Hagë është një gjykatë e nivelit të lartë që zgjidh çështje të vështirë, që gjykatat “e zakonshme” nuk i zgjidhin dot, ajo me pak rreshta i ka tërhequr veshin shtetit të vet, atij për të cilin punonte dhe i biri. Me fjalë të thjeshta, Lumturi Lamaj, 71 vjeçare, tha se “Kam respekt për policinë e shtetit për policinë e Tiranës dhe Ministrinë e Brendshme. Unë nuk vras dot njeri. Unë kam dy vjet dhe ia kam lënë shtetit megjithatë ju lutem më falni juve që merrni pjesë këtu që jeni drejtues, duhet të shikohet më shumë puna e Dritanit. Kam marrë kontakt me policinë e Tiranës dhe me inspektorin e Ministrit të Brendshëm pasi Saimir Tahirin nuk e kam gjetur, në radhë të parë kam takuar një tjetër, kam vajtur dy herë. Shtëpinë po nuk e rregulloi dot i zoti nuk e rregullon dot miku. Në rast se shtetit shqiptar nuk e zbardh çështjen e Dritanit unë si nëna e tij 71 vjeçare do iki në gjykatën e Hagës për drejtësi. Më kuptoni mirë. Por do pres shtetin shqiptar akoma”.
a.k
Add new comment