Dorëhiqet kandidati i PD-së në Kurbin. Biba: "Shkak gjendja shëndetësore. Nuk jam kërcënuar"

Postuar në 10 Maj, 2015 07:30

Kandidati i propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, Altin Biba, një javë pas zyrtarizimit të tij, është dorëhequr nga pjesëmarrja në garë. Gazeta “Shqip” shkruan se  shkaku zyrtar është gjendja e tij shëndetësore, që e bën të pamundur angazhimin në zgjedhjet e 21 qershorit. Vetë kandidati i së djathtës, i kontaktuar dje nga gazeta  mohoi zërat se tërheqja e tij mund të ketë ardhur si rezultat i presioneve të brendshme, për t’i hapur rrugë ndonjë kandidati tjetër që mund të ketë dhe mbështetje më të fortë në PD, por theksoi se vendimin për tërheqje nga gara ai e ka marrë për arsye shëndetësore. Kjo dorëheqje ngre pikëpyetje lidhur me procedurën që do të ndiqet për zëvëndësimin e tij.

Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/05/10/dorehiqet-kandidati-i-pd-se-ne-kurbin/

n.k

 

Comments

Submitted by moutshy (not verified) on

<p>mos eshte &quot;sugjeruar&quot; terheqja e tij nga ambasadat ?? 13 po afron...</p><p>&#39;</p><p>&#39;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.