Spartak Ngjela: Ka një lidhje mes qëndrimeve të Ramës dhe ngjarjeve në Kumanovë, aleatët e mbështesin?!

Për avokat Spartak Ngjelën, ka një lidhje mes deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar dhe përleshjes në Kumanovë. Ish aleati i Ramës hodhi kështu dyshime se në ngjarjet e ditëve të fundit në shtetin fqinj mund të ketë gisht dhe kryeministri?!
“Ka një lidhje. Shtypi e ka lënë në heshtje deklaratën e kryeministrit për Bashkim Kombëtar. Ishte politikë e mirëfilltë. Që e hodhi bëri mirë, që ka mbështetje nga aleatët strategjikë nuk diskutohet. Ndoshta s’e ka të flaktë, por e ka”, tha Ngjela. Media greke dhe serbe, ditët e fundit kanë pohuar qartë se “fuqitë e mëdha” po bëhen gati për rifaktorizmin e shqiptarëve në rajon, madje Blic e Beogradit ka folur për “Shqipërinë e Madhe”. A beson dhe Ngjela kështu?
a.k
Add new comment