Momenti i arrestimit të rebelëve të Kumanovës. Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikon pamjet (Video)

Postuar në 11 Maj, 2015 14:20

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka publikuar pamje të luftimeve në Kumanovë dhe momentin e arrestimit të disa peraonave nga grupi i armatosur. Në video nuk dallohen qartë fytyrat e personave që i dorëzohen policisë. Në shtëpitë ku mendohet se ishin strehuar personat e armatosur janë gjetur armë të kalibrit të rëndë si dhe një stemë e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare). Më herët gjatë paradites Gjykata e Shkupit la ne burg 30 personat e arrestuar ne Kumanove. Te arrestuarit akuzohen per terrorizem dhe kercenim te rendit kushetues. Mediat ne Maqedoni publikuan emrat e disa prej tyre, por nga autoritetet nuk ka konfirmime zyrtare te identiteteve. 18 nga të arrestuarit thuhet se janë nga Kosova, 9 nga Maqedonia, 2 nënshtetas maqedonas me banim në Kosovë dhe 1 nga Shqipëria, me qëndrim te perkohshem ne Gjermani.

l.m

VIDEO E MPB by trelosjermatis

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Keta nuk jane rebele por terroriste dhe nuk kane te bejne aspak me qytetaret vendas. Keta jane terroriste nga Kosova dhe Shqiperia qe duan te destabilizojne shtetet fqinje.</p>

Submitted by Mendjembyllur (not verified) on

Po nir ky Epiroti, qe ka Thember Akili Greqine, po ti o Paul Tedeskini cke me Ameriken? Cfare te ka bete amerika ty, nese...?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.