Erdogan vizitë zyrtare në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja në fushën e sigurisë. Pas takimit kokë më kokë Nishani ndalet dhe tek ngjarjet në Kumanovë, kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Postuar në 13 Maj, 2015 06:59

Presidenti Nishani priti sot Presidentin turk Erdogan, i cili, i shoqëruar nga një grup i madh sipërmarrësish. Pas takimit kokë më kokë, dy Presidentët në konferencën e përbashkët për shtyp vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe angazhimin e palëve për nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Presidenti Bujar Nishani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për shqiptarët në rajon, vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë nga ministrat e Brendshëm. “Marrëveshja për çështjen e sigurisë i shërben bashkëpunimit dhe infrastrukturës në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit. Kjo marrëveshje forcon bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve aleate në NATO në këtë fushë dhe i shërben aspiratave tona integruese e forcon pozitat tona në aleancën tonë të përbashkët”, deklaroi Presidenti Nishani. Presidenti shqiptar u ndal dhe tek ngjarjet në Kumanovë, ku bëri thirrje për transparencë dhe frenim të përpjekjeve për ta shndërruar këtë incident të izoluar në një konflikt ndëretnik. Ai kërkoi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.