Ka nisur anti-hasanizimi sipas “RD”-së, që raporton se një anëtar i PS-së në Kamëz dhe një i LSI-së në Paskuqan “kanë flakur teserat me neveri”

Fillon rrjedhja e anëtarësisë nga PS-ja dhe LSI-ja. Të paktën kështu thotë një titull në gazetën “Rilindja Demokratike”: “Revolta e anëtarëve të PS e LSI, djegin teserat”. Në përgjithësi zullumi i ecejakeve nga njëra parti në tjetrën, brenda të majtëve, ka qenë prezent në nivele të larta. Ikin deputetë të zhgënjyer, kryetarë degësh që dorëzojnë teserat në mënyrë demonstrative. Natyrisht nuk është një ikje pa kthim. Mirëpo ky lajmi i “RD” thotë shumë në titull, kurse në përmbajtje jo dhe aq. Sipas lajmit, janë larguar: një anëtar i Këshillit të Bashkisë Kamëz, i PS-së dhe një qytetar në Paskuqan që i përkiste LSI-së. Të dy “i kanë flakur me neveri teserat”. Këshilltari ka bërë edhe një falje publike për faktin se “u tha njerëzve që Edi Rama është burrë i mirë”. Gjithë pra një përpjekje qesharake për të kompensuar rastin e Kukësit që bëri dëm të madh, por pikërisht me metodat e atij që tanimë quhet Hasanizim.
http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&view=art...
s.z
Comments
Lat nam me keto "lajme" lol
<p>Lat nam me keto "lajme" lol</p>
Add new comment