Kërkesa(apo marrëveshja?) e Erdogan për Fetyllah Gulenin, diskutohet në Parlament. Deputeti Blushi: “Ne nuk kemi baballarë jashtë Shqipërie”

Postuar në 14 Maj, 2015 08:27

Kërkesa e presidentit turk, Reçep Tayip Erdogan për mbylljen e aktriviteteve të Fetyllah Gulenit në Shqipëri dhe me gjasë premtimi i dhënë nga kryeministri dhe Presidenti për këtë gjë, janë diskutuar edhe sot në Parlament. Normalisht sot, si zyra e Presidencës, ashtu edhe ajo e Kryeministrit, do të duhet të sqaronin pozicionin e tyre kundrejt kësaj kërkese të Erdogan, meqenëse heshtja nënkupton miratim. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe diskutimi është zhvilluar edhe në Kuvend. Deputeti socialist Ben Blushi e ka cilësuar këtë qasje të Erdogan si shenjë të imponimit dhe vasaliteti të Shqipërisë. “Mu duk sikur presidenti turk…kërkoi një shkëmbim.  Ai kërkoi mbylljen e një organizate, sipas tij terroriste, që pasi po vepron në Turqi po vepron edhe në Shqipëri. Unë besoj se kjo ishte e tepërt. Kjo na vë në pozitat e një vasaliteti të papranueshëm. Shqipëria njeh dhe duhet të njohë për organizata terroriste ato të cilat i shpall OKB-ja. Presidenti mik i Turqisë dhe asnjë president tjetër, nuk mund të thotë kush janë terroristët në Shqipëri, qofshin turq apo shqiptarë. Po nëse Turqia nesër ka një konflikt me Gjermaninë, çfarë do na kërkohet? Të zbojme gjithë gjermanët nga Shqipëria? Kjo nuk shkon dhe nuk ka sens dhe arsye. Terroristë që nuk vrasin unë nuk kam parë. Dhe me sa di bëhet fjalë për disa shkolla të hapura prej shumë vitesh në Shqipëri atëherë kur këto shkolla ishin krenaria e e vetë Turqisë. Zoti Erdogan pra na kërkon të mbyllim këto shkolla në Tiranë, shkolla të respektueshme, të cilat jo vetëm kanë shkolluar me qindra fëmijë shqiptarë, por me sa di kanë respektuar parimet e laicitetit të shtetit tonë. Atëherë pse kërkohet që këto shkolla të mbyllen? A ishte kjo kërkesa e një vëllai, e një miku apo e kujt? E babait? Jo, ne nuk kemi baballarë jashtë Shqipërie. Skënderbeu do ta kishte këtë nder i pari, nëse ne do kishim një baba si komb. Pasi tij Ismail Qemali”, tha Blushi, që është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

s.z  

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Deri edhe Kryetari i Komunitetit Musliman te Shqiperise u zgjidhka politikisht, a i pelqen kryeministrit turk o jo. </strong></p><p>Po kryetari i KMSH a lot edhe rrol politik veç atij fetar ?!? A jemi ne nji shtet laik apo ne nji shtet teokratik ?!? E pra jemi mbas njiqind vjet pamvarsie nga Turqia. Kush na e solli ne trojet tona kete &quot;mik turk neo-osman&quot; qe don te beje rolin e te zot te shtepise ne Shqipni ? Tamam PISMILET.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.