Zyrtarët në ikje të BE-së zhvillojnë takimet e fundit me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 27 Tetor, 2019 15:52

Federica Mogherini, drejtuesja në ikje e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, do të organizojë këtë të martë, një darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lajmi njoftohet nga agjencia serbe, Tanjug, që citon burime diplomatike në Bruksel.

Ky do të jetë takimi i fundit informal i Mogherinit që lë detyrën e vet me një bilanc jo shumë për t’u admiruar. Ballkani është një dështim për Politikën e Jashtme të BE-së.

Një takim informal do të zhvillojë edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker me presidentin serb, Aleksander Vuçiç, ndërkohë që Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të takohet me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.