Korçë, gjenden pas 4 ditësh dy vajzat e mitura, thonë se u larguan me dëshirën e tyre dhe se nuk i ka keqtrajtuar njeri

Fillimisht u mendua se ishin trafikuar. Por pas katër ditësh kërkimesh janë gjetur dy vajzat adoleshente që ishin denoncuar si të humbura në Korçë. Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale, sipas të cilave dy vajzat janë gjetur nga familjarët e tyre në një lokal të qytetit. Zhdukja e K. Zeqollarit, 14 dhe E. Dulellari 15 vjeç, që prej së martës, mbajti në ankth familjet e tyre. Ato denoncuan zhdukjen e vajzave të tyre të mitura, shoqe me njëra-tjetrën, por pavarësisht kërkimeve, për to nuk pati asnjë informacion për 4 ditë rresht. Ende nuk dihet motivi i largimit të tyre, por ato kanë deklaruar se janë larguar me dëshirën e tyre. Madje kanë deklaruar se nuk janë keqtrajtuar apo abuzuar ndonjë njeri.
Add new comment