Minxhozi në “Top Channel” flet për dekriminalizimin, vizitën e Erdogan dhe situatën në Maqedoni: Donald Lu, një mesazh të fortë për politikën

Postuar në 16 Maj, 2015 04:12

Analisti Skënder Minxhozi,i ftuar në studiot e edicionit qendror informativ në “Top Channel” foli për disa zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. I pyetur se çfarë ka nën rreshta mesazhi i ambasadorit amerikan, Donald Lu për partitë politike përsa i takon dekriminalizimit, Minxhozi u përgjigj: “ Është një mesazh i fortë i Donald Lu, ashtu si edhe i të tjerëve diplomatë këto javë, që politika shqiptare të pastrohet nga elementët kriminalë. Është një zgjedhje e një diplomati që flet në mënyrë të qartë, duke i bërë thirrje partive politike, edhe drejtësisë, kreut të shtetit, kryeprokurorit dhe institucioneve, që mund të bëjnë të mundur pastrimin e politikës shqiptare që e quan normale në rrugën drejt një demokracie funksionale”.

Përsa i përket vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kërkesës që i ka adresuar shtetit shqiptar për shkollat e Fetullah Gylenit në Shqipëri, Minxhozi tha: “Do të thoja që vizita, për arsye të Erdoganit, u kthye në një vizitë të shkopit dhe karrotës. Pra do t’u jap ca karrota, po edhe këtë shkopin që do duhet ta përdorni. Kjo shkaktoi reagime edhe në parlament. Është një vizitë që krijoi hije të konsiderueshme sa i përket aspektit të atij meraku që ai kishte me Gylen dhe e transportoi këtë duke e vendosur në pozitë të vështirë Qeverinë shqiptare për të marrë një vendim. Do të jetë një vendim, siç u pa sot nga reagimi i minisres Lindita Nikolla, një vendim i vështirë për t’u marrë”.

Ndërsa për ngjarjet në Kumanovës, Minxhozi do të thoshte: “Maqedonia është një vend, jo në një trazirë etnike, por në një trazirë dhe konflikt politik. Kumanova është degëzim i tensionit politik në Shkup. Një sherr i madh mes VMRO-DPMNE-së dhe opozitës së majtë. Zaev ka nxjerrë faqe të tëra përgjimesh ku përfshihen figura më të larta të shtetit maqedon, që shtynte sot një gazetar që t’i bënte pyetje, i drejtohej kryeministrit me a e njihte fjalën turp? Në një vend me balanca të brishta etnike, ky tension politik është i vështirë. Konflikti më i ndezur dhe më afatgjatë, është ai politik mes LSDM dhe VMRO, që u degëzua në konflikt etnik në Kumanovë”.

Comments

Submitted by Patria dhe Nation (not verified) on

Minxhozet gjithnje kane qene nepunes, per diplomacine shqiptare, por duket se prioritet ka mbetur ideologjia!
Edhe Skenderi, sado qe nuk ka teste partie!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

1- Kriminaliteti: Asgja nuk asht ba. Peshku qelbet prej kreje (nga koka). Dashi kapet per briresh.

2- Erdogani: Tipik turk-osman - arrogant, pra dhunues dhe i paftyre. Presidenti Nishani dhe kryeministri Rama dy te dhjere deri ne fyt.

3-Kumanova/Maqedonia: Per aqe kohe sa Amerika i len dore te lire Erdoganit ne Ballkan per te manovrue me islamizmin politik, KURR Ballkani nuk ka per te pase PAQE.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kot sa per ashtu, por sipas teorive me moderne, dashi nuk kapet me nga briret, por nga koqet, se dorzohet me kollaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.