Doshi nuk lëviz nga vërtetësia e planit për vrasjen e tij. “Kam mesazhet mes Spartak Brahos dhe Tonit të Kombinatit, prokuroria nuk i pranon”, thotë ai

Nga Gjykata e Lartë, deputeti Tom Doshi deklaroi sot se ka filmime dhe mesazhe të shkëmbyera mes Spartak Brahos dhe Fatjon Skënderajt, që sipas tij, është edhe ndërmjetësi mes Ilir Metës dhe Durim Bamit. Deputeti i qendron planit për vrasjen e tij, duke shtuar se prokuroria nuk i ka marrë parasysh provat e vënë në dispozicion nga ai.
“Spartak Braho ka shkuar në Gjermani, ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënderajn. Kemi prova, pavarësisht se këto janë refuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Ka komunikim deri në dhjetë herë në ditë mes Spartakut dhe Fatjon Skënderajt,” tha Doshi.
a.k
Comments
Kjo shfaqje absurdi nuk mund
Kjo shfaqje absurdi nuk mund te zgjas pa fund:
O Doshi eshte pacient i arratisur nga Cmendina, ose Spartak Braho dhe Dy Shefat e tij, bashke me Ad Llallen, jane krimi i organizuar shteteror.
O njera o Tjetra..., ju lutemi!
Add new comment