Ngjarje të Çeçenisë! Shefi i policisë merr me zor për grua të dytë, një vajzë 30 vjet më të vogël. Lideri Kadyrov bekon “çiftin”

Postuar në 18 Maj, 2015 10:36

Pasi kishte kërcënuar haptaz me rrëmbim nëse martesa nuk kryhej, kryekomandanti i policisë çeçene, 47 vjeçari Nazhud Guchigov, ka marrë për grua të dytë Kheda Goilabiyeva 17 vjeçare. Për këtë martesë pëlqimin e dha edhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit. Kheda ishte e detyruar të martohej me aleatin më të fuqishëm të liderit çeçen Kadirov, pasi mesa duket u kërcënua me rrëmbim nëse do të refuzonte. Sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, Kheda Goilabiyeva, 17 vjeçare, dukej e dëshpëruar gjatë gjithë ceremonisë së martesës zhvilluar në kryeqytetin çeçen Grozni gjatë fundjavës. Nazhud Guchigov, ishte i martuar edhe me një grua tjetër, kur u martua tani me 17 vjeçaren. Ceremonia është zhvilluar në një restorant, ku edhe Kadirov ka qenë i pranishëm festuar me valle tradicionale.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>çeçeniii hesapi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.