Turqi: Mori pjesë në talent show për këngë, fisi i babait e qëllon për vdekje!

Kishte talent në këngë, mori pjesë në një spektakël televiziv muzikor talentesh në Turqi, por duket se fisi i të atit ishte prekur në namuz. 19 vjeçarja Mutlu Kaya është në gjendje kritike pasi është qëlluar me armë zjarri në kokë, njofton Express. Agresori thuhet se qëlloi Mutlu sot nga kopshti i shtëpisë së saj në Diyarbakır. Ajo është në spital në gjendje të rëndë. Vajza kishte tërhequr vëmendjen e këngëtarit të famshëm turk, Sibel Can i cili kishte thënë se do të punonte me 19 vjeçaren. Por pas suksesit në televizion, vajza kishte marrë qindra kërcënime me vdekje nga ana e fisit të babait të saj. Madje vetë kishte pohuar se “Kur ata dëgjuan se do t’i bashkohesha garës, ata më thanë se do të më vrisnin. Kam shumë frikë”. Kaya është rasti i 91 këtë vit i dhunës së egër ndaj femrave në Turqi, ndërkohë që vetëm në vitin 2014, 294 femra janë vrarë.
a.k
Comments
Diyarbakir eshte qytet me 90%
<p>Diyarbakir eshte qytet me 90% kurd. Zakonisht keta kane zakone drakonike, njesoj si maloket ne Shqiperine e Veriut.</p>
1. Dje eshte vrare nje femer
<p>1. Dje eshte vrare nje femer e moshes 52 vjeçare ne Itali (Lodi). Meqenese kerkojme te shkojme ne Europe dhe jemi te tille, lajmet qe duhet te konsumojme le te jene europiane. Duke mos u larguar nga tema, ne 2013 Italia numeroi 179 vrasje femrash (dy me shume se vitin e shkuar), te moshave te ndryshme, per arsyet nga me banalet. Pra mesatarisht nje ne dy dite. Llogaritur qe Turqia ka nje popullsi afro 30% me te madhe se Italia, shifrat nuk jane shume te largeta, aq me teper kur Turqia eshte 'Anadoll', 'Orient', 'Islam', 'Barbarizem', 'Despotizem' etj. Salvadori, Xhamaika, Guatemala dhe Rusia zene vendet e para ne bote per femra te vrara (ne vit) ne çdo 100.000 banore.</p><p>2. Meqenese paska plas respekti per femrat, Sibel Can eshte femer, ose te pakten keshtu deklarohet.</p>
Ku hine Italia dhe vendet
<p>Ku hine Italia dhe vendet prendimore ketu !! Vajza nga Anadolli i vra se kendoi. Asnji kangtare ne prendim nuk vritet se kendon. Injorance te mbrosh vrasjen e artistave se jane artista.</p>
Add new comment