Drejtimi i RTSH-së, në garë Elvira Dones dhe Ilir Yzeiri, shkruan “Tema”

Gazeta “Tema” shkruan sot se ka dy kandidatura për drejtimin e RTSH-së. Elvira Dones, që po përflitet në shtyp si personi i zgjedhur nga kryeministri për postin e drejtorit dhe Ilir Yzeiri, gazetar dhe lektor në Fakultetin e Gazetarisë. “I kontaktuar nga gazeta Tema, Ilir Yzeiri e pranoi që ai, prej më shumë se një viti, po punon për platformën e drejtimit të RTSH-së. I pyetur nga gazeta ai tha se prej shumë kohësh po punon me një grup gazetarësh të huaj dhe vendës për një platoformë që synon të lindë nga fillimi RTSH-në dhe ta bëjë atë publike. Projekti i tij mbështetetet edhe nga shumë gazetarë të njohur në vend”, shkruan “Tema”.
s.z
Add new comment