Thirrje nga Tirana për Maqedoninë që të zbatojë të drejtat për shqiptarët. “O Maqedoni o luftë” shkruan A. Stefani. Asnjë fjalë për përgjegjësinë e faktorit shqiptar

Postuar në 21 Maj, 2015 07:26

Andrea Stefani, opinionist që është afër qëndrimeve të mazhorancës, shrkuan sot në “Shqip” një opinion për zhvillimet në Maqedoni. “O Maqedoni, o luftë”, e titullon Stefani shkrimin e vet, duke prezantuar një tablo të polarizuar të situatës në fqinjin tonë. Po nga cilat premisa niset ky pretendim? Stefani thotë se në Maqedoni ka urrejtje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, se kjo ndarje, kjo mungesë marrëdhëniesh ndërnjerëzore ka çuar në aparteid dhe segregacion. Më tej hyn në lojë edhe elementi gjeopolitik, që i përfton dinamikat e veta përmes faktorëve të huaj. “Që të mbijetojë Maqedonia ka nevojë të deshovinistizohet. Gjëja e parë që duhet bërë nuk janë bisedimet me politikanët që mund ta fshehin etnonacionalizmin poshtë kostumeve europiane. Është urgjente që atje të kurohet sindroma e urrejtjes ndëretnike. Dhe kjo kërkon programe të fuqishme. Jo rastësisht, edhe në rrafshin politik, shqiptarë dhe maqedonas e refuzojnë “martesën” domethënë, krijimin e partive politike multietnike. Prandaj, pavarësisht qeverive apo protestave me dy flamuj, Maqedonia tronditet kohë pas kohe, si në Kumanovë, nga llava e urrejtjes etnike që vlon poshtë kores politike. Dhe është miopi të jesh i sigurt që një vullkan i pashuar etnik të mos shpërthejë një ditë duke rrezikuar të fusë në konflikt të gjithë rajonin madje, shumë më gjerë. Prandaj nuk është gabim, edhe në kontekstin e acarimeve me Perëndimin të një Rusie përherë e më hegjemoniste, të thuash se sot ofrohen vetëm dy opsione: O Maqedoni o luftë!”, shkruan Stefani. Edhe pse nuk thuhet kuptohet qe deshovinistizimi shkon si kërkesë drejt palës sllave, por nuk thotë asgjë për palën shqiptare. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë përfaqësues politikë në pushtet. Nëse sot me dy pushkë në Kumanovë, do t’i quajë dikush tradhëtarë, kjo as e ndihmon dhe as e zgjidh situatën. Sikurse nuk e zgjidh dhe as e qetëson situatën kjo kërkesë e vonuar nga Tirana për një rishkrim të Marrëveshjes së Ohrit, kërkesë e cila nuk dihet se nga kush sponsorizohet.
s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>A ju duket krejte KOINCIDENCE qe Kumanova ndodhi fille mbas ikjes se Erdoganit nga Tirana ?!?</p><p>Shqiptar! Ketheni kokat nga Europa. Leni rrugen e Azise se veç sherrin keni per t&#39;ia pà, si gjithmone. Turku mbetet gjithmone turk.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.