Shkupi zyrtar i kundërpërgjigjet Ramës: Çdo kërcënim për bllokadë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO apo BE nuk ndihmon në paqen dhe stabilitetin rajonal

Postuar në 22 Maj, 2015 04:26

Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagon ndaj deklaratave të Ramës Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili, në ministerialin e Tiranës për kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm, tha se nuk mund të ketë integrim europian për Maqedoninë pa respektuar të drejtat e shqiptarëve. “Bashkëjetesa ndëretnike dhe respektimi i kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare janë bazat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Jemi të gjithë të bashkuar në qëllimin e përbashkët që është e ardhmja europiane”, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme. “Çdo bllokadë apo kërcënim për bllokadë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO apo BE nuk është në linjë me vlerat europiane dhe nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin rajonal”, shton komunikata. 

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Greku ju vjen hakut ju. Te kishte greke sa c&#39;ka shqiptare aty do ju kishin shkrire si shtet me kohe. Po politika shqiptare eshte githnje me syte nga Brukseli dhe Uashingtoni. Tamam sic thoni ju permblidhet me fjalet &quot;fryma euroatlantike&quot;, &quot; eardhmja evropiane&quot;. Budalliqe si keto.</p><p>Po ti mbyllesh shqiptaret ne geto, e ta fshish shtepine e Nene Terezes me nga harta e Shkupit&nbsp; a i sherben te ardhmes evropiane?</p><p>Po Sopoti, Mostra, Kumanova i sherbejne frymes evropiane?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.