Veliaj premton në Zall-Bastar: “Kush punon tokën dhe e sjell produktin për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt”

Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erion Veliaj, ka qenë sot në një takim me disa banorë të zonës së Zall-Bastarit, që përfshihet me Bashkinë e Tiranës. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera Veliaj: “Kushdo që punon tokën e vet dhe e sjell produktin e tij për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt. Në qoftë se quhesh banor i Tiranës, duhet të kesh të njëjtat shërbime kudo në Tiranë. Ne s’mund të kemi shkollë të mirë në bllok dhe një shkollë të keqe në Zall-Bastar. Nuk mund të kemi diferencime, pavarësisht se ku jeton”. Më tej ai ka prekur edhe problemet e personave me aftësi të kufizuar: “Nuk u dhanë ndihmën ekonomike dhe tani duan që të marrin sërish votën. Njerëzit nuk janë budallenj dhe Shqipëria e ka zgjedhur rrugën: të gjithë do të shkojmë në drejtimin e duhur”, tha ai(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=263780).
Comments
C'do e thene kjo "do te marre
<p>C'do e thene kjo "do te marre vetem respekt", po paret kush do ti marre?</p>
"do te marre vetem respekt",
<p><span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica; font-size: 13.1999998092651px; line-height: 22.4400005340576px;">"do te marre vetem respekt", t</span>hem se duhet te jete shkeputur nga konteksti, sic behet rendomte</p>
Add new comment