Qesharake, PD-ja e Gjirokastrës shton me fotoshop pjesëmarrësit në takimin e kandidatit Kokalari; dyfishon edhe babanë e tij

Është një veprim që mund ta bëjë edhe një fëmijë me ca njohuri për komandat e fotoshop-it: Javanews zbulon se fotot që PD Gjirokastër ka shpërndarë në rrjetin social Facebook nga takimet e kandidatit Igli Kokalari me qytetarët, janë të manipuluara duke shtuar artificialisht pjesëmarrësit.
Fotografitë janë shkrepur në lagjen “Punëtore” më 24 maj dhe një sy kalimthi mbase nuk do pikaste gjë, por një vëzhgim pak më i përqëndruar do vërente shumëfishimin e të njëjtëve persona e grupe njerëzish. Madje Javanews dallon duplikimin edhe të babait të kandidatit. E tepërt të themi se akti është qesharak, por loja me sasinë e pjesëmarrësve në tubime partiake është e vjetër, si në filmime ku luhet me këndin e kameras, ashtu dhe në fotografi duke kufizuar kornizën.
a.k
Add new comment